Qttb Fushe Kruje

Kreu / Sherbimet

Arkiva e Veprave Ujitëse dhe Kulluese

Ofron hartat të projekteve në mbështetje të ligjit Nr. 9154 datë 06.11.2003 "Për Arkivat". Çdo person fizik, juridik, institucion privat ose shtetëror ka të drejtë të pajiset me projekte në Arkivën e Veprave Ujitëse dhe Kulluese pranë Sektorit të Hartografisë dhe Përdorimit të Tokës së QTTB-së Fushë Krujë.


Proçedura që ndiqet dhe dokumentacioni që plotësohet për dhënien e fotokopjove të projekteve nga arkiva e veprave ujitëse dhe kulluese të QTTB-së, Fushë Krujë është si më poshtë:
1. Kërkesa e subjektit (plotësohet nga personi ose subjekti në prezencë të arkivistit të veprave ujitëse dhe kulluese);
2. Fletë pagesa drejtuar zyrës së llogarisë (plotësohet nga arkivisti);
3. Mandat arkëtimi i dalë nga zyra e llogarisë (përpilohet nga arkëtarja);
4. Vërtetimi i lëshuar në emër të personit me të dhënat e projektit (përpilohet nga Përgjegjësi Sektorit të Hartografisë);
5. Kopje të projektit (fotokopjohet nga arkivisti).


Përgjigjen e kërkesës aplikanti e merr brenda 3 (tre) ditëve nga data e aplikimit.


Tarifat e Dokumentacionit të Arkivës së Veprave Ujitëse dhe Kulluese janë:

Nr Emërtimi Njësia Tarifa/Lekë
1 Çmimi për dhënien e një projekti (profil gjatësor) Copë 5.000
2 Çmimi për dhënien e një flete projekti (vepër arti) Copë 5.000
3 Çmimi për dhënien e një flete preventivi Copë 500
4 Çmimi për dhënien e një vendimi të Këshillit Teknik të Institutit Copë 20.000
5 Çmimi për dhënien e një vendimi të KT të MBUMK Copë 20.000
6 Cmimi për dhënien e relievit topografik deri në 500ha(për rezervuarët dhe stacionet e pompimit) Copë 50.000
7 Çmimi për dhënien e relievit topografik deri në 2000ha Copë 100.000
8 Çmimi për dhënien e relievit topografik mbi 2000ha Copë 200.000
9 Çmimi për dhënien e studimit gjeologjik (5 shpime) Copë 100.000
10 Çmimi për dhënien e studimit gjeologjik (10 shpime) Copë 200.000
11 Çmimi për dhënien e studimit gjeologjik (15 shpime) Copë 300.000
12 Cmimi për dhënien e studimit gjeologjik (mbi 15 shpime) Copë 400.000
13 Çmimi për dhënien e skemave ujitëse (planimetri, fletë studimi) Copë 50.000
14 Çmimi për rezervuarët ujitës me aftësi ujitëse 5000ha (vetëm projekti teknik i rezervuarit pa kanalet) Komplet 50.000
15 Projekti teknik i rezervuarit pa kanale 2000ha Komplet 70.000
16 Projekti teknik i rezervuarit pa kanale mbi 2000ha Komplet 100.000