Qttb Fushe Kruje

Kreu / Sherbimet

Vlerësimi i Bonitetit

Grupi i punës për vlerësimin e bonitetit ngrihet me urdhër të Titullarit të Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB), Fushë Krujë, në zbatim të:
• VKM Nr. 121, datë 17.02.2011 “Për mënyrat e ushtrimit të funksioneve nga Drejtoritë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në qarqe dhe Zyrat e Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Njësi Administrative dhe/ose Bashki”.
• Vendimi Nr. 440, datë 3.6.2020 Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 410, datë 27.6.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave të ndryshimit të kategorive të resurseve të tokës”.


Përcaktimi i shkallës së bonitetit dhe kategorisë së tokës kryhet kur:
• nuk ka të dhëna për Bonitetin dhe kur do bëhet rivlerësim si pasojë e fenomeneve natyrore (përmbytje, zjarre, tërmete, etj.). Në këto raste grupi i punës për vlerësimin e Bonitetit aktivizohet me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Urban.
• ndryshim të zërit kadastral nga pa frut (PF) në tokë bujqësore dhe anasjelltas. Në këtë rast Subjekti i interesuar i paraqet kërkesën QTTB-së, Fushë Krujë


Grupi i ekspertëve të vlerësimit të tokës, pas ardhjes së kërkesës dhe nënshkrimit të aktmarrëveshjes me subjektet private/shtetërore dhe pagesës së vlerës së analizave, realizon studimin në terren për marrjen e mostrave, dorëzimin në laborator, analizimin e tyre dhe nxjerr brenda një muaji rezultatin mbi klasën e bonitetit të tokës. Në rastet rivlerësimit si pasojë e fenomeneve natyrore, ndryshim të zërit kadastral nga pa frut (PF) në tokë bujqësore dhe anasjelltas si dhe ndryshimin e tokës urbane dhe truall në tokë bujqësore përgatitet një raport teknik.


Tarifa për analizimin e treguesve fiziko-kimikë të një mostre toke është 5 300 lekë. Gjithashtu subjekti merr përsipër shpenzimet e transportit të ekspertëve, dietat e tyre (3 000 lekë) në rastet kur tokat janë në një distancë mbi 100 km, si dhe pagesën (1 360 lekë) e punëtorit për hapjen dhe mbylljen e profilit të tokës.